Ekspertët gjithmonë kanë rekomanduar për të pirë të paktën dy litra ujë në ditë, për të nxitur metabolizmin, procesin me të cilin trupi eliminon toksinat. Për ata njerëz që e kanë të vështirë për të pirë sasinë e rekomanduar ditore të ujit, për fat të mirë, ka disa fruta dhe bimë që mund t’i japin atij aromë të këndshme, që e bën të pëlqyeshëm dhe më të lehtë për t’u pirë gjatë ditës.
Të aromatizoni ujin tuaj me kastravec dhe nenexhik jo vetëm i jep shije, por edhe ju ndihmon të pastroni organizmin. Kastraveci ka shumë pak kalori dhe është i pasur me ushqyes; konsumi i tij favorizon pastrimin e organizmit, duke lehtësuar humbjen e peshës
Kombinojeni këtë pije të shëndetshme me një përbërës si nenexhiku dhe limoni për të rritur vetitë e tij detoksifikuese.
Përbërësit:
- 4 feta kastravec
- 4 feta limon
- 3 gjethe nenexhik
- 1 gotë ujë (200 ml)
Përgatitja:
- Vendosni të gjithë përbërësit në një gotë me ujë dhe i lini të qëndrojnë për dy orë në frigorifer, në mënyrë që të gjitha vetitë e këtyre përbërësve të jenë të përqendruara në pijen tuaj.
- Ju mund ta pini atë me stomakun bosh, çdo herë që keni etje.