Treshja magjike për dobësim të shëndetshëm. Mollë, limon dhe… – AlpeGossip
Treshja magjike për dobësim të shëndetshëm. Mollë, limon dhe…

Treshja magjike për dobësim të shëndetshëm. Mollë, limon dhe…

Bëhet fjalë për mollën, kanellën, limonin dhe ujin, një përzierje e cila mund të bëhet në më pak se 20 minuta. Para së gjithash theksojmë se këto trajtime natyrore gjithmonë duhet të shoqërohen me jetesë të shëndetshme.

Ju nevojitet:

  • 1 litër ujë
  • 2 mollë jeshile
  • 2 shkopinj kanellë
  • 1 limon

Përgatitja:

  • Për të përgatitur këtë pije dijetike natyrale zgjidhni dy mollë jeshile dhe lajini mirë. Pritini në feta të holla pa ua qëruar lëkurën.
  • Shtrydhni lëngun e limoni dhe shtojeni atë në një litër ujë të cilin e keni bërë gati më përpara.
  • Më pas shtoni në të edhe fetët e mollës me shkopinjtë e kanellës.
  • Vendoseni në frigorifer për disa orë ose mund t’a lini edhe gjithë natën në mënyrë që kanella, molla dhe lëngu i limonit t’i nxjerrin të gjitha vlerat ushqyese të tyre.
  • Ditën tjetër dhe në vazhdim pini nga ky ujë me këto përbërës para çdo vakti. Do të shihni se sa mirë dhe të lehtë do ta ndjeni trupin tuaj gjatë gjithë ditës.