Orinda Huta ka publikuar së fundmi një kujtim nga fëmijëria e saj ku shfaqet pranë motrës së saj më të madhe.
“Pas motrës së madhe se ndryshe ajo nuk dilte”, ka shkruar moderatorja krah postimi në ‘Instastory’ ku shfaqet me flokët e shkurtër. Ajo çfarë bie në sy tjetër është fakti se Huta nuk ka ndryshuar aspak nga fëmijëria e saj, por vazhdon të duket po njësoj si atëherë.
Me siguri ky kujtim e ka kthyer pas në kohë Orindën, e cila rrallëherë ka ndarë me ndjekësit momente të tilla nga e kaluara saj pranë njerëzve më të dashur.