Dikur studente në të njëjtin fakultet, sot përballen si nuse (FOTO) – AlpeGossip
Dikur studente në të njëjtin fakultet, sot përballen si nuse (FOTO)

Dikur studente në të njëjtin fakultet, sot përballen si nuse (FOTO)

“Lufta e Nuseve” është kthyer tashmë në një nga emisionet më të ndjekura të Tv Klan.

Në këtë episod të dytë të këtij sezoni fati ka bërë bashkë tre ish-studente të të njëjtit Fakultet, madje të të njëjtit auditor. Në momentin që Ami, Anisa dhe Lori takuan njëra-tjetrën kujtuan se janë përballur shpesh në korridoret e Fakultetit të Ekonomisë, ku edhe kanë kryer studimet.

Çifti i parë Ami dhe Denisi

Dita e parë e punës është e paharruar, aq më tepër kur je e sapodalë nga bankat e shkollës, kështu ka ndodhur edhe me Denisin dhe Amin të cilët janë takuar në ditën e parë të punës së Amit, e cila duket se ka rënë në dashuri me të sapo e ka parë.

Çifti i dytë Ermali dhe Lorena

Asnjë histori dashurie nuk i ngjan tjetrës. Ndaj edhe ajo e Ermalit dhe Lorenës është ndryshe nga të tjerat. Ata janë njohur në Durrës dhe për Ermalin, Lorena ka qenë dashuri me shikim të parë.

Çifti i tretë Anisa dhe Ivi

Anisa dhe Ivi i kanë shkëmbyer shikimet e para me njëri-tjetrin në bankat e Fakultetit të Ekonomisë, ku edhe studionin të dy.

Të tre çiftet duket se kanë vendosur t’i japin fund beqarisë dhe të nisin një etapë tjetër në jetë. /tvklan.al