Era dhe Nora Istrefi kanë zgjedhur Greqinë për të kaluar ditën e 28 nëntorit.
Dy motrat nga Kosova kanë zgjedhur shtetin e Greqisë për të festuar Ditën e Flamurit.
Ato gjatë kësaj dite kanë pulbikuar vazhdimisht fotografi nga ky shtet ndërsa asnjëherë nuk kanë harruar të tregojnë se po festojnë, shkruan Gazeta Express.
Madje në një fotografi të postuar nga Era, të dyja shihen me plis në kokë duke bashkuar duart për të bërë shqiponjën.
Era ka shkruar: “Krenarë kudo që jemi”