Aktorja shqiptare Anna Lika është një ndër personazhet më të dashur për publikun, e cila i ka bërë të gjithë për vete me tipin e saj pa komplekse dhe batutat e shumta që i vijnë natyrshëm.
Ditën e sotme, ajo feston ditëlindjen dhe mikeshat e ngushta e kanë surprizuar Annën sapo ka hyrë mesnata. Ato e kanë pritur me shampanjë, një tortë dhe një arush të madh që ia kanë dhuruar aktores.
Anna ka lindur më 28 maj të vitit 1991 dhe ditën e sotme ka mbushur plot 28-vjeç.