“NJË GJERMAN I VOGËL BUKUROSH”/ Djali i Igli Tares për herë të parë “Në kurthin e Piter Pan” – AlpeGossip
“NJË GJERMAN I VOGËL BUKUROSH”/ Djali i Igli Tares për herë të parë “Në kurthin e Piter Pan”

“NJË GJERMAN I VOGËL BUKUROSH”/ Djali i Igli Tares për herë të parë “Në kurthin e Piter Pan”

Ai është gjithmonë i rezervuar kur vjen puna te familja dhe është kaq e vështirë të gjesh foto të familjes së tij në rrjetet sociale. Por Igli Tare ka bërë një përjashtim me praninë e tij në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” ku ka qenë i ftuar në mbrëmjen finale të 28 Majit, transmetuar në Tv Klan.

Drejtori sportiv i Lacio-s në Itali ka folur gjithmonë për familjen, martesën me bashkëshorten gjermane dhe dy djemtë e tij, ndonëse si imazh nuk i ka shfaqur asnjëherë në publik. Por sportisti duket se e ka bërë zemrën gur dhe në fund të intervistës së tij në emisionin e fëmijëve, u shfaq në skenë edhe njëri nga djemtë e tij që siç e komentojnë edhe disa prej ndjekësve në rrjet ngjan fiks si një gjerman i vogël. Kujtojmë se Igli Tare është i martuar me bashkëshorten e tij gjermane me të cilën u njoh 18 vite më parë në Gjermani, përpara se të niste karrierën e të shpërngulej në Itali.