Ben Affleck, në rolin e tij si producent, ka punësuar gruan e tij, Jennifer Lopez, për filmin e tij të radhës, ‘Unstoppable’. Filmi do të xhirohet nën kujdesin e Artists Equity, një kompani produksioni e kryesuar nga ai dhe fituesi i Oscar-it dhe miku i aktorit, Matt Damon. “Unstoppable” do të jetë filmi i dytë nga shtëpia e prodhimit, pas dramës sportive biografike “Air”, për origjinën e markës së atleteve të legjendës së NBA, Michael Jordan, e cila do të dalë në kinema më 5 prill 2023.
Sipas Deadline, filmi ‘Unstoppable’ është historia e vërtetë e Anthony Robles, një mundës amerikan që fitoi një kampionat kombëtar si student në shtetin e Arizonës, pavarësisht se kishte lindur vetëm me një këmbë. Filmi do të jetë një adaptim i kujtimeve të Robles të vitit 2012, “Unstoppable: From Underdog to Undefeated: How I Became a Champion”.
Ai do të drejtohet nga William Goldenberg, fitues i Oscar-it për Editimin më të Mirë me ‘Argo’, një film me regji dhe me protagonist Ben Affleck. Vetë Ben Affleck zbuloi se gruaja e tij JLo kishte kontribuar në skenarin e filmit ‘Air’ dhe ishte mahnitur me talentin e saj. Aktori dhe regjisori tha për “The Hollywood Reporter” se:
Zot, ajo është e shkëlqyer. Ajo ka një kuptim të jashtëzakonshëm se si moda evoluon përmes kulturës si një ndërthurje e muzikës, sportit, argëtimit dhe kërcimit.
Këtë vit, Jennifer Lopez u shfaq në komedinë aksion romantike të Amazon Studios ‘Shotgun Wedding’ dhe filmi i saj i radhës është ‘The Mother’, i cili do të shfaqet premierë në Netflix më 12 maj.