JENI GATI PËR DASËM? Kiara Tito e paska ndarë mendjen, ja kur do ta shohim nuse – AlpeGossip
JENI GATI PËR DASËM? Kiara Tito e paska ndarë mendjen, ja kur do ta shohim nuse

JENI GATI PËR DASËM? Kiara Tito e paska ndarë mendjen, ja kur do ta shohim nuse

Moderatorja shumë e njohur dhe e komentuar, Kiara Tito, ishte e ftuar së fundmi në emisionin e Dojna Memës, “Një ditë me Dojnën”. Në videon promo të emisionit ishte shkëputur një fragment ku Kiara shprehej hapur për ndërhyrjet estetike, duke thënë se do t’i bënte sepse ishte e drejta e saj dhe nuk i interesonin aspak njerëzit.

Gjithashtu, moderatorja u pyet edhe për jetë e saj private dhe sigurisht pas aq shumë lajmeve për marrëdhënien me Butrint Imerin, ishim kuriozë të dinim se ç’plane ka Kiara për jetën e saj. Dojna e pyeti se kur ka ndërmend të martohet, ndërsa Kiara na dha përgjigjen që nuk e prisnim! “Them ta bëj dasmën vitin tjetër nga inati. Kush është i lirë, të dojë të martohet, e pres këtu se vetëm jetoj.”- tha ajo.