SARA HOXHA U BË NËNË PËR HERË TË DYTË/ Alketa Vejsiu vë re detajin e veçantë: Mrekullia vetë – AlpeGossip
SARA HOXHA U BË NËNË PËR HERË TË DYTË/ Alketa Vejsiu vë re detajin e veçantë: Mrekullia vetë

SARA HOXHA U BË NËNË PËR HERË TË DYTË/ Alketa Vejsiu vë re detajin e veçantë: Mrekullia vetë

Sara Hoxha është bërë nënë për herë të dytë dhe lajmin e bukur e bëri të ditur vetë ajo me një foto ku shfaqet me bebushin e porsalindur dhe  London Noorin.

Sara shkruan se vogëlushi ka ardhur në jetë parakohe dhe se i kanë vendosur të voglit një emër unik, Roman. “Çmendurisht në dashuri me Roman-in tonë, i lindur dje më 11 tetor 2019. Më herët sesa pritej por megjithatë 2.9 kg gëzim i pastër”, shkruante Sara.

Sara mori urime të shumta nga fansat e nga personazhe të njohur të ekranit, por mes tyre dallon komenti i veçantë i Alketa Vejsiut.

“Keta bebat e tu jane te paduruar per te dale ne drite. Zoti ju bekofte.
Mrekullia vet”, i komenton Alketa duke na kujtuar kështu që edhe London Noori lindi parakohe tre vite më parë.