Nuk do ta besoni/ Rrëfimi i Dakota Johnson: “Pas 50 shades shkova në terapi” - AlpeGossip
Nuk do ta besoni/ Rrëfimi i Dakota Johnson: “Pas 50 shades shkova në terapi”

Nuk do ta besoni/ Rrëfimi i Dakota Johnson: “Pas 50 shades shkova në terapi”

Aktorja Dakota Johnson pas trilogjisë “50 Shades” duket se karriera e saj në aktrim nuk ka qenë më e njejta.

Këtë muaj ajo është bërë pjesë e numrit të ri të revistës “Elle” ku ka rrëfyer se si filmi i famshëm me skena të nxehta ka ndikuar në jetën dhe rolet e saj të tjera.

28-vjeçarja u shpreh se skenat erotike të këtij filmi i shihte edhe në ëndërr dhe e kishte shumë të vështirë të kishte një jetë normale pas realizimit të tij.

Dakota shtoi se ishte futur aq shumë në personazhin dhe psikologjinë e Anastasias saqë nuk arrinte dot të luante asnjë personazh tjetër për një kohë të gjatë.

Aktorja përfundoi intervistën e saj duke thënë se i’u deshën seanca tek psikologu dhe terapi për t’u rikthyer në normalitet.