PAS LAJMIT TË MBIDOZËS SË DROGËS/ Babai i Baby G ka dy fjalë: Në djall… (VIDEO) – AlpeGossip
PAS LAJMIT TË MBIDOZËS SË DROGËS/ Babai i Baby G ka dy fjalë: Në djall… (VIDEO)

PAS LAJMIT TË MBIDOZËS SË DROGËS/ Babai i Baby G ka dy fjalë: Në djall… (VIDEO)

Këtë fundjavë që lamë pas u raportua se, këngëtarja shqiptare Baby G ishte gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore nga policia.

Baby G u kap nga policia me lëndë narkotike, mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë. Të njëjtat burime thanë se këngëtarja nga Tropoja ishte dërguar me Urgjencë në Spitalin e Kosovës dhe ishte zhvedosur më pas në Psikiatri.

Pas dy ditësh heshtjeje, Baby G vendosi që të reagonte mbrëmjen e së hënës. Fillimisht ajo publikoi një video ku pozonte para kamerës me emoji-t e puthjeve ku shkruante, “Flisni, flisni, unë vetëm qesh”.

Ky ishte reagimi i parë i këngëtares, e cila më pas ndau me ndjekësit disa momente nga darka e saj me të atin.

Në një video ku shfaqen babë e bijë, Baby G i kërkon atij që të thotë diçka, ndërsa ai shpreh në anglisht pikërisht këto fjalë: “Në djall Kosova dhe Berlini”.

Në mbishkrimin e videos, Baby G shkruan: “Thjesht babi gjithmonë më fut në telashe”.

Ndërsa në foton ku pozojnë të përqafuar, këngëtarja bën një dedikim për të: “Mbreti im. Babi, frymëzimi im”.

Pavarësisht se në asnjë prej postimeve nuk u shpreh nëse ishte apo jo i vrëtetë lajmi që qarkulloi në media, ajo paralajmëroi publikimin e këngës më të fundit të titulluar “Hardy passion”.

Duket se këngëtarja ka shfrytëzuar momentin kur vëmendja është te ajo, për të lançuar hitin e radhës.