AGON AMIGA I BËRI DISS GETOARIT? Menaxheri i Babastars flet për përçarjen e grupit - AlpeGossip
AGON AMIGA I BËRI DISS GETOARIT? Menaxheri i Babastars flet për përçarjen e grupit

AGON AMIGA I BËRI DISS GETOARIT? Menaxheri i Babastars flet për përçarjen e grupit

Me sa duket, lajmet për një zënkë mes Agon Amigës dhe Getoar Selimit, nuk qenkan fare të vërteta.  Menaxheri i grupit ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet se kënga e re e Agonit i kushtohet Getoarit.

“Është një lajm kot. Kënga e Agonit nuk ka të bëjë me Getoarin, ndryshe nuk kishte logjikë që Dj i Getit, Marshall Jungle të shkruante tekstin e kësaj kënge. Përveç kësaj, unë si menaxher i Getoarit kam postuar këngën e Agonit, që do të thotë s’ka të bëjë me të”, ka thënë Dekor Sahiti për “Blitz”.

Mbrëmë thuhej se Agon Amiga ka nisur me thumbimet ndaj reperit Getoar Selimi sepse i dedikon disa vargje në këngën e tij të fundit me titull “O Bir”, bën të ditur emisioni “Sevenbizz”.

“T’kom msu qa me vesh, t’kom msu qa me ble, sot mas 15 vjetve jeni tu ma tesh”,  këndon ai në këngën “O Bir”.

Kënga thuhej se paralajmëronte largimin e Agon Amigës nga ‘Babastars’, pak kohë pasi edhe reperi Skivi vendosi të shkëputet duke vijuar karrierën e tij solo.