Zbulohet LIDHJA e re: Big Mama prezanton të dashurin brazilian, por më pas pendohet (FOTO) – AlpeGossip
Zbulohet LIDHJA e re: Big Mama prezanton të dashurin brazilian, por më pas pendohet (FOTO)

Zbulohet LIDHJA e re: Big Mama prezanton të dashurin brazilian, por më pas pendohet (FOTO)

Që prej kohës kur është bërë pjesë e industrisë muzikore shqiptare, Big Mama është shndërruar në një prej këngëtareve më të dashura për publikun. Ajo komentohet shumë në media për ndryshimin drastik që ka pësuar në pamje me rënien e peshës dhe së fundmi është bërë edhe kryefjala e thashethemeve rozë.

Pak më parë këngëtarja ka ndarë me ndjekësit në Instastory një video që tërhoqi vëmendjen e të gjithë ndjekësve të saj. Në të shfaqej një Brazilian që qëndronte para kamerës së Bigut, ndërkohë që të dy bisedonin, mirëpo kjo video është fshirë menjëherë më pas nga profili i këngëtares.

Sipas ‘Kosovarja’, Big Mama ka treguar se braziliani është i dashuri i saj i ri, mirëpo nuk dihet ende nëse ky njoftim ka qenë një shaka e këngëtares apo ajo aktualisht është me të vërtetë në një lidhje të re.