“LUTESHA QË TË VDISJA”/ Aktorja e njohur rrëfen sëmundjen që e goditi papritur – AlpeGossip
“LUTESHA QË TË VDISJA”/ Aktorja e njohur rrëfen sëmundjen që e goditi papritur

“LUTESHA QË TË VDISJA”/ Aktorja e njohur rrëfen sëmundjen që e goditi papritur

Sot është një prej emrave  të njohur të botës së filmit, por shumë do të vazhdojnë ta mbajnë mend si Daenerys Targaryen tek “ Game of Thrones“.  Megjithate, vajza e bukur dhe e pathyeshme e serialit, në jetën reale paska qenë me shume se një here në prag të vdekjes.

Emilia është përballur me dy ndërhyrje kirurgjikale në kokë; në 2011-tën, pësoi një aneurizëm pasi kishte bërë disa ushtrime fizike; dhimbjet  e tmerrshme e bënë që të rrëzohej në tokë në tualet. Mjekët ia vunë emrin sëmundjes që e goditi si hemoragji e llojit subarachnoid, nga e cila një e treta prej të prekurve vdesin menjeherë. Pas operacioni mbeti me afazi, dëmtim të aparatit të të folurës, e mendoi se ky ishte fundi I karrierës së vet. Në momentet e mia më të këqija, doja që mjekët të hiqnin spinën e të më linin të vdisja, thotë ajo.

Në 2013-tën, e godet një aneurizëm I dytë, këtë herë në pjesën tjetër të trurit. Operacioni këtë radhë ishte më I vështirë. Kam kaluar nëpër një luftë që asnjë Daenerys  s`do ta kalonte, ka thënë aktorja.