Balerini i ‘Dancing with the stars Albania’ bëhet baba për herë të parë – AlpeGossip
Balerini i ‘Dancing with the stars Albania’ bëhet baba për herë të parë

Balerini i ‘Dancing with the stars Albania’ bëhet baba për herë të parë

Balerini i spektaklit “Dancing with the stars”, Dion Gjinika i cili në çdo sezon ka mësuar VIP-at të kërcejnë, pak më parë ka ndarë me të gjithë lajmin e bukur se është bërë baba.

Dion ka postuar në Instagram një foto ku zbulon gjininë dhe emrin e foshnjës që ka ardhur në jetë.

“Qetësohu dhe mirë se erdhe Isabel”, shkruan Dion, por ende nuk ka publikuar një foto të së bijës.

Balerini i njohur ka marrë dhjetëra urime nga miq, të afërm e kolegë.