KJO PO QË ËSHTË SURPRIZË! Pas “Time Capsule”, Capital T paska të tjera lajme fantastike për ne! (FOTO) – AlpeGossip
KJO PO QË ËSHTË SURPRIZË! Pas “Time Capsule”, Capital T paska të tjera lajme fantastike për ne! (FOTO)

KJO PO QË ËSHTË SURPRIZË! Pas “Time Capsule”, Capital T paska të tjera lajme fantastike për ne! (FOTO)

Një muaj më parë, Capital T ndezi sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë me një koncert madhështor që nuk ishte parë më herët në venin tonë.

“Time Capsule” u quajt koncerti i udhëtimit në kohë me hitet e reperit, të cilin fansat e shijuan në maksimum.

Ky ishte koncerti i karrierës së Capital T, i cili mesa duket e frymëzoi reperin për të punuar akoma më fort dhe për të na sjellë sërish surpriza të bukura.

Edhe njëherë, Kapo ka konfirmuar me postimin e fundit në InstaStory se s’di të ndalet aspak!

Ai ka gëzuar fansat e tij të panumërt pasi ka treguar në Instagram se ka ndërmend të bëjë një tjetër “Time Capsule”, kësaj here në Europë.

“Time Capsule 2″ në Europë. Cilin qytet?”- shkruan Trimi në foton e publikuar, duke pritur sugjerime nga fansat.

Ky po që ishte një lajm surprizë dhe mezi po presim të mësojmë se cili është qyteti i Europës i cili pas Tiranës, do të shijojë koncertin fantastik të Kapos!