FILLON KONCERTI “NË VEND TË ADELËS”/ Emrat më të mirë të muzikës shqiptare të bashkuar për një qëllim – AlpeGossip
FILLON KONCERTI “NË VEND TË ADELËS”/ Emrat më të mirë të muzikës shqiptare të bashkuar për një qëllim

FILLON KONCERTI “NË VEND TË ADELËS”/ Emrat më të mirë të muzikës shqiptare të bashkuar për një qëllim

Adelajda Xhamani, ish banore e “Big Brother” Albania, hyri shumë shpejt në zemrat e qytetarëve shqiptarë dhe ndjekësve të saj, por ajo u nda në mënyrë të papritur nga jeta rreth një vit më parë.

Dëshira e saj për të ndihmuar njerëzit në nevojë dhe për t’u dhënë kurojo vajzave të tjera si ajo që të luftojnë për të drejtat e tyre, ishte një nga qëllimet që kishte, dhe në qendër të përpjekjeve të saj, por fati e donte që ajo të mos e vazhdonte këtë përpjekje.

Por ndonëse Adela nuk jeton, sot po mbahet një koncert i titulluar “Në vend të Adelës”, i cili organizohet nga Eraldo Rexha dhe Iva Kalem, dy miq të Adelajda Xhamanit.

Ky koncert me paratë e mbledhura nga shitja e biletave, do të ndihmojë në financimin e një burse për një vajzë nga Kavaja, në mënyrë që ajo të vijojë studimet e saj.

Koncerti në përkujtim të Adelës u hap me një shfaqje baleti nga Gerti Vaso dhe partnerja e tij Enada, ndërsa vijoi me këngëtaren Soni Malaj, e cila do të pasohet me emra të tjerë të skenës shqiptare, ndërsa po prezantohetn nga Arbana Osmani.