NATA FINALE E “EUROVISION 2021″/ Skena pushtohet nga “Karma”, Anxhela Peristeri përfundon performancën e dyta (VIDEO) – AlpeGossip
NATA FINALE E “EUROVISION 2021″/ Skena pushtohet nga “Karma”, Anxhela Peristeri përfundon performancën e dyta (VIDEO)

NATA FINALE E “EUROVISION 2021″/ Skena pushtohet nga “Karma”, Anxhela Peristeri përfundon performancën e dyta (VIDEO)

Anxhela Peristeri ka ndezur skenën e Eurovizionit në natën finale. Me këngën “Karma” këngëtarja shqiptare ka performuar e dyta.

Në përfundim Anxhela Peristeri është duartrokitur nga publiku ndërsa ka falënderuar në shqip.

Artistja shqiptare tërhoqi jo pak vëmendjen me paraqitjen skenike sa i përket veshjes. Ajo gjatë ditës ka kërkuar dhe mbështetjen e shqiptarëve, duke publikuar në rrjete sociale, kodin e saj si dhe numrat nga ku mund të votojnë shqiptarët e diasporës.

Fansat e krahasojnë performancen e Anxhela Peristerit me artisten me famë botërore Beyonce. Qëkur kanali zyrtar i “Eurovision” në “YouTube” publikoi një pjesë të performancës së Anxhelës gjatë provave, të gjithë filluan me komentet. Përveç talentit në të kënduar, artistja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve edhe me lookun që kishte zgjedhur.

Krahasuar me disa konkurrentë të tjerë, në performancën e saj ra në sy mungesa e back-vokaleve, mungesa e balerinëve dhe efektet skenike mbrapa siluetës së Anxhelës. Ajo bashkëpunoi me koreografen suedeze dhe artisten për performancat skenike, Sacha Jean-Baptiste, e cila e prezantoi në mënyrën e duhur performancën e Anxhelës.