PAS NJË KOHE TË GJATË PAUZË/ Mozzik, Loredana dhe Getinjo thyen rekorde (VIDEO) - AlpeGossip
PAS NJË KOHE TË GJATË PAUZË/ Mozzik, Loredana dhe Getinjo thyen rekorde (VIDEO)

PAS NJË KOHE TË GJATË PAUZË/ Mozzik, Loredana dhe Getinjo thyen rekorde (VIDEO)

Mozzik, Loredana dhe Getinjo, iu rikthyen koncerteve pas një kohe të gjatë pauzë.

Treshja ishte mbrëmë në Ferizaj për të performuar hitet e tyre ndër vite dhe të këtij viti.

Koncerti i mbajtur në njërin prej klubeve më të mëdha në Ferizaj, ishte i stërmbushur madje ka pasur njerëz të cilët mbetën jashtë.

Këtë e ka bërë të ditur Mozzik, i cili postoi disa fotografi në Instagram, me anë të cilave tha se të tre, mbrëmë kanë thyer rekorde për shkak të numrit të madh të njerëzve që ishin aty për t’i parë e dëgjuar nga afër.

“FERIZAJ NA KENI BO ME FLATRA ❤️
I’u jemi falenderues gjithë jetën..Kërkojmë falje atyre që kan mbet jashtë,mbrëmë thyem rekorde në Ferizaj”, ka shkruar reperi.

Mozziku para pak ditësh është bërë baba pasi e dashura e tij Loredana solli në jetë një vajzë e cila quhet Hana.