Këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri ka vendosur të hapë albumet e vjetra duke shfletuar fotot e shumë viteve më parë, njëjtë si shumë personazhe të tjerë të njohur.
“Ishte viti i mrekullueshëm 2009”, ka shkruar Peristeri krah postimit të fundit ku bie në sy për stilin e veshjes dhe modelin e flokëve me rica. Me një palë pantallona ngjyrë gold dhe bluzën e shkurtër, duket se Anxhela ka guxuar jo pak që para 11 vitesh.
Me siguri këngëtarja ruan shumë kujtime të vyera nga koncertet e saj të mëparshme, të cilat sot i risjell me anë të disa fotove për të gjithë fansat e saj.