“Dashuria është çelësi i çdo porte!”!
Kështu shkruan sot Miriam Cani në një postim në Instagram, ku na tregon portretin e adhurueshëm të familjes së saj edhe pse në izolim nga frika e përhapjes së koronavirusit!
Miriam shfaqet me djalin Duam në krahë i cili është rritur tashmë, Albanin në krah i cili mban vajzën Ameli që buzëqesh teksa sheh vëllain!
Dy këngëtarët vijojnë të tregohen diskretë për portretin e të voglit, për të cilin jemi të gjithë kuriozë ta shohim si duket dhe kujt i ngjan.