VËMËNDJE/ 3 gjëra që ndoshta parukieret s’jua thonë me zë të lartë, por i urrejnë! – AlpeGossip
VËMËNDJE/ 3 gjëra që ndoshta parukieret s’jua thonë me zë të lartë, por i urrejnë!

VËMËNDJE/ 3 gjëra që ndoshta parukieret s’jua thonë me zë të lartë, por i urrejnë!

Në një sallon bukurie mund të bëni shumë gjëra, por jo çfarë do t’ju themi tani. Mund të pini kafe, mund të përmendni ish-at e shoqeve tuaja dhe të peshkoni ndonjë informacion që ju intereson për momentin, por kur e bëni këtë, kujdes me gjuhën e trupit.

As mos t’ju shkojë ndërmend të shprehni ndonjë emocion duke lëvizur duart, këmbët apo trupin! Nëse çdo klient flet me duar, lëvizja shkon deri tek pjesët e tjera të trupit duke e bërë të pamundur qëndrimin në një vend. Edhe stilisti më i mirë i flokëve, e ka të pamundur ta kontrollojë gërshërën kur ju lëvizni dhe shanset që mund të presë më shumë flokë seç duhen, janë të mëdha. 2 gjërat e tjera që s’duhet t’i bëni nëse doni një rezultat të mirë në fund?

Mos qëndroni këmbëkryq dhe më e rëndësishmja: MOS shkoni me vonesë në sallon! Një vonesë ka fuqinë të prishë rendin e ditës dhe si rezultat, të sjellë klientë të pakënaqur.

Burimi: Pop Sugar