West Side Family do të bëhen sërish tre… Ja kush do të jetë anëtari i tretë i grupit – AlpeGossip
West Side Family do të bëhen sërish tre… Ja kush do të jetë anëtari i tretë i grupit

West Side Family do të bëhen sërish tre… Ja kush do të jetë anëtari i tretë i grupit

West Side Family janë një nga grupet muzikore më të dashur për publikun shqiptar. Por që pas ndarjes nga jeta të Dr.Florit grupi i famshëm i kishte munguar skenës shqiptare deri sa u rikthyen para pak javësh me këngën “Beso” që menjëherë e pasuan me “Komshia”.

Pas kësaj duket se Landi dhe Miri do t’i rikthehen me seriozitet muzikës dhe kanë plane të sjellin projekte dhe bashkëpunime të reja.

Të ftuar në emisionin “Mirage” ata u pyetën nëse kishin në plan të bëheshin sërish 3 anëtarë në grup apo do të qëndrojnë vetëm ata të dy.

Kësaj pyetjeje i’u përgjigj Miri i cili u shpreh:

Kur ne ishim të tre identifikoheshim me rolet tona. Pas vdekjes së Florit unë dhe Landi jemi munduar të mbajmë të njëjtin stil, por kjo nuk do të thotë që nuk do të kemi bashkëpunime me këngëtarë të tjerë, jo të shtojmë një person të tretë në grup. E rëndësishme për ne ka qënë që të mos marrim një person të tretë, por publiku të jetë personi i tretë”.