Këngëtarja shqiptare tregon publikisht se çmendet pas Noizyt: Sa më i vjetër aq më i mirë – AlpeGossip
Këngëtarja shqiptare tregon publikisht se çmendet pas Noizyt: Sa më i vjetër aq më i mirë

Këngëtarja shqiptare tregon publikisht se çmendet pas Noizyt: Sa më i vjetër aq më i mirë

Prej disa kohësh në mediat rozë është përfolur miqësia mes Noizyt dhe Baby G, pasi ata janë parë të mbështesin njëri-tjetrin në projektet muzikore.

Së fundmi pas konfliktit që Noizy pati me Feron, këngëtarja doli haptas në mbrojtje të Noizyt duke e qujtur Feron shumë të vogël përballë tij.

Mirëpo veç simpatisë profesionale duket se Baby G çmendet edhe pas fizikut të reperit shqiptar.

Nga “Intv.al” është siguruar një foto që ajo ka postuar në Instagram ku duket Noizy gjysëm i zhveshur gjatë xhirimeve të klipit të ri.

A mendoj vetëm unë që ky mashkull është si vera? Sa më i vjetër aq më i mirë… Artisti im i preferuar pas Justin Bieber… Le ti shprehim pak dashuri triumfuesit” – shkruan Baby G mbi foton e Noizyt.