“NUK E IMAGJINOJ DOT S*KSIN PA…”/ Vajza e re në “Love Story” xheloze për Saimirin: Nëse je i imi, je vetëm i imi… – AlpeGossip
“NUK E IMAGJINOJ DOT S*KSIN PA…”/ Vajza e re në “Love Story” xheloze për Saimirin: Nëse je i imi, je vetëm i imi…

“NUK E IMAGJINOJ DOT S*KSIN PA…”/ Vajza e re në “Love Story” xheloze për Saimirin: Nëse je i imi, je vetëm i imi…

Në takimin e parë që pati me Saimirin, Redona, njëra nga tri vajzat e reja që i është shtuar garës së “Love Story”, ka folur me protagonistin më shumë për jetën e saj, si edhe për ‘xhelozinë’ që natyrshëm mund të lindë në të tilla raporte.

Veç të tjerash, Redona dhe Saimiri kanë folur edhe për për puthjen – nisur nga ajo që ndodhi mes tij dhe Silvanës javën e kaluar. Por edhe për seksin. Saimiri ka theksuar se nuk e imagjinon dot të kryejë marrëdhënie pa u puthur.

Një pjesë të dialogut të Redonës dhe Saimirit, e gjeni këtu.

Saimiri: Të bëri diçka përshtypje në program apo ishte ashtu siç e prisje?

Redona: Puthjen nuk e prisja sepse bëra 1 mijë kilometra që të vija këtu.

Saimiri: Ti je xheloze?

Redona: Unë jam xheloze aty ku duhet. Normalisht që nuk të njoh dhe nuk mund të përjetoj një xhelozi, por mund të përjetoj një bezdi sepse është normale kur një djalë të intereson.

Saimiri: Qenke xheloze e fshehur, nuk e tregon. Po nëse unë kam një shoqe?

Redona: Ti nëse je i imi, je vetëm i imi, e kupton. Nuk ka pse ty të të kapin ose të të përqafojnë. Unë puthjen e kam në një kuptim shumë ndryshe.

Saimiri: Si është mendimi yt, ma thuaj?

Redona: Puthja për mua është shumë e rëndësishme. Ka njerëz që bëjnë seks, por e bëjnë pa puthje. E bëjnë sa për ta bërë.

Saimiri: Seksin nuk e imagjinoj dot pa puthje.

Redona: Puthja jepet kur me të vërtetë e ndjen, është fillimi i dashurisë. Nga aty fillojnë të gjitha gjërat sepse të thashë, ka seks pa puthje, dhe ka që puthen dhe duan akoma më shumë. Puthja është më e rëndësishme se seksi.

Saimiri: Por puthjen mund t’ia japësh dikujt edhe si vlerësim.

Redona: E kam kuptuar që je dhe kurioz që puthja mund të të ndihmojë ty për të dhënë një përgjigje. Edhe tani, unë s’kam nevojë që të të përqafoj ose të hidhem kur edhe një dorë…

Saimiri: Ti je rehat me dorën, do të të lë dorën…

Redona: Jo! Për mua pjesa romantike, ngaqë nuk jam një vajzë që hidhet, më pëlqen kështu, e adhuroj.

Saimiri: Po pas dorës ku shkon ti? Fillon me bërrylat apo si e ke?

Redona: Nga dora do të lëshohem direkt, këtu. Je i bukur, i zgjuar, i aftë, i pavarur. Ke të gjitha cilësitë që duhet të ketë një burrë. Një dashuri e madhe.

Saimiri: Dashuria e jetës, vetëm kjo më mungon

Redona: Edhe mua! Veçanërisht ti ke nevojë për mua

Saimiri: Ashtu? Do ta shohim

Redona: Sepse unë mund të të jap më shumë. Edhe pse jam e vogël e di çfarë dua. Por ti je shumë dinak, këtë e kam kuptuar.

Saimiri: Po në Itali çfarë bën, me çfarë merresh gjithë ditën?

Redona: Unë punoj në biznesin e familjes, që në orën katër të mëngjesit. Jo përditë por disa herë shkoj me mamin sepse kemi shumë punë.

Saimiri: Më bëhet qejfi që je kaq vajzë punëtore dhe që di çfarë do në jetë. Kështu që një menaxhere të fuqishme e gjeta.

Redona: Po dolëm bashkë ne nga këtu, jam edhe gati të të ndihmoj si menaxhere tek bizneset e tua. U kënaqa shumë sot me ty dhe shpresoj që të vijnë prapë momente të tjerë që të kalojmë akoma më mirë bashkë.

Saimiri: Sigurisht, do shihemi. Ke diçka pozitive, të bën për vete.