E TALLI DIKUR/ Juli tregon si iu fut seriozisht gazetarisë prej Anila Bashës (FOTO) – AlpeGossip
E TALLI DIKUR/ Juli tregon si iu fut seriozisht gazetarisë prej Anila Bashës (FOTO)

E TALLI DIKUR/ Juli tregon si iu fut seriozisht gazetarisë prej Anila Bashës (FOTO)

Gazetarja e njohur e “Abc News” Juli Xhokaxhi ka folur së fundmi për fillimet e karrierës së saj. Ajo ishtë këtë të mërkurë e ftuar në emisionin ‘Soiree’ nga Jonida Shehu për të folur për temën “Gratë në media”, së bashku me Anila Bashën, Ola Brukon dhe Blerta Tafanin.

 

Gjatë emisionit, Juli tregoi një episod që ka pasur me Anila Bashën në redaksinë e gazetës “Koha Jonë.  E ndodhur në të njëjtën studio, ajo u shpreh publikisht se Basha tallej me gabimet që ajo bënte. Por pikërisht talljet e saj e kishin shtyrë ta marrë punën akoma më shumë seriozisht.

“Unë nuk isha marrë ndonjëherë më parti të mëdha. Basha i thotë Çipës të shkojë kjo e reja në grupin parlamentar të PS-së dhe Çipa më thotë që ‘është mbledhja e grupit parlamentar të PS-së dhe do të shkosh t’i bësh edhe një intervistë Arben Malaj’. Unë isha zero atëherë nga politika, as nuk e ndiqja, as nuk e doja. Mbaj mend që kam shkuar dhe e kam nisur tekstin e kronikës ‘sot në godinën e kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë u mblodh grupi parlamentar i Partisë Socialiste’ dhe e merr Basha tekstin tim dhe tallej. Pas kësaj, aty e kam marrë shumë seriozisht. Aty fillova të lexoja gazetat çdo mëngjes”, ka treguar duke qeshur gazetarja e njohur Juli Xhokaxhi.