SA I MADH ËSHTË/ Flor Binaj tregon si i kalon orët e punës (VIDEO) – AlpeGossip
SA I MADH ËSHTË/ Flor Binaj tregon si i kalon orët e punës (VIDEO)

SA I MADH ËSHTË/ Flor Binaj tregon si i kalon orët e punës (VIDEO)

Flor Binaj është padyshim një ndër aktorët më të dashur për publikun shqiptar. Ai i ka bërë të gjithë të qeshin dhe ka fituar zemrat e njerëzve me rolet e tij në spektaklin ‘Portokalli’ që rinis këtë fundjavë.

 

Para disa ditësh, i ftuar në emisionin ‘Ftesë në pesë’ nga Bieta Sulo aktori i humorit tregoi se është shumë i angazhuar me punë. Ai u shpreh se punon shumë dhe fle shumë pak. Pavarësisht të gjithave Flori i merr situatat me sportivitet dhe madje iu shton dhe një sasi humori.

Së fundmi përmes një postimi të bërë në profilin e tij të Instagramit, Flori ka treguar se si e kalon kohën gjatë transmetimit të programit radiofonik ‘Rikoshet’. Së bashku me kolegët e tij ai ia ka marrë këngës në transmetim dhe po ashtu përfshin dhe pjesën e humorit. Ja se si i shijojmë këngët ne gjatë transmetimit të ‘Rikoshet’”, ka shkruar aktori krahas videos së postuar. Kujtojmë që Flori është dhe kapiten në emisionin ‘Shiko kush luan’ nga moderatorja e njohur Luana Vjollca.