Ilir Shaqiri rrëfen periudhën më të vështirë të jetës: Flija në tokë në një magazinë… – AlpeGossip
Ilir Shaqiri rrëfen periudhën më të vështirë të jetës: Flija në tokë në një magazinë…

Ilir Shaqiri rrëfen periudhën më të vështirë të jetës: Flija në tokë në një magazinë…

Ai është një prej balerinëve më të njohur shqiptarë, i cili ka korrur sukses mjaft të madh në Itali. Së fundmi, balerini është pjesë e jurisë së “Dancing with the stars”, krah personazheve të tjerë që vlerësojnë konkurentët.

I futar në ‘Lart e poshtë’, Ilir Shaqiri rrëfeu për jetën dhe sakrificat e tij në peridhën që u zhvendos në Itali. Balerini tregon se shumë herë kishte menduar të tërhiqej, mirëpo me mund dhe me fat, arriti t’ja dilte.

“Ishte periudhë tranzicioni koha kur unë u largova. Kush ka qenë emigrant e di sa e vështirë është 2-3 vitet para. Je thjesht një mizë në një botë të madhe dhe askush nuk do t’ia dijë kush je apo çfarë bën. Për më tepër që fama e një shqiptari në vitet ’90 ishte dramatike”.

““Kam fjetur për gati 1 vit e gjysmë në një fabrikë që bënte çimento, në një dhomë aty, në një krevat përtokë. Kanë qenë vitet e para kur shkova në Siçili dhe punoja në shumë shkolla Siçiliane. Por pagesa ishte jashtëzakonisht shumë e vogël dhe mezi arrija të blija dy kokrra vezë në fund të muajit.”

“Thosha po unë kam studiuar, kam punuar, kam krijuar, kam sakrifikuar gjithë këtë kohë, për çfarë? Kjo ishte pyetja që i bëja vetes para se të flija çdo natë. Ka pasur momente të rënda psikologjike.”- ka rrëfyer balerini.