Shpërthen Turjan Hyska: Ky është turp, makutëri, tradhëti…! (FOTO) – AlpeGossip
Shpërthen Turjan Hyska: Ky është turp, makutëri, tradhëti…! (FOTO)

Shpërthen Turjan Hyska: Ky është turp, makutëri, tradhëti…! (FOTO)

Gjithmonë e shohim të buzëqeshur në ekran ndërsa këtë herë diçka e ka acaruar vërtet Turjan Hyskën.

Shkak është lajmi që ka qarkulluar goxha në media, për ndërtimin e tre hidrocentraleve në Osum. “Kjo është një makutëri, një turp, pagrykësi, tradhëti kombëtare në qoftë se kjo ndodh”-ka shkruar Turi në një postim në Instagram.

“Këtu duan të bejnë HEC!!! Do jetë ndër aktet më të mëdha anti shqiptare nëse kalon”-vazhdon ai krah një fotoje  të kanioneve të Osumit të cilat janë një nga destinacionet më të preferuara  nga turistët vendas dhe të huaj.