“KJO ËSHTË PËRPUTHJA E VËRTETË”/ Pse Bora e Donaldi zgjodhën “Big Brother VIP” për t’u pajtuar? – AlpeGossip
“KJO ËSHTË PËRPUTHJA E VËRTETË”/ Pse Bora e Donaldi zgjodhën “Big Brother VIP” për t’u pajtuar?

“KJO ËSHTË PËRPUTHJA E VËRTETË”/ Pse Bora e Donaldi zgjodhën “Big Brother VIP” për t’u pajtuar?

Spektakli i së premtes mbrëma i “Big Brother VIP” po pritej me padurim nga publiku, pasi u paralajmërua se brenda në shtëpinë e famshme do të hynte moderatorja e njohur, Bora Zemani.

Emri i saj është përfolur shumë ditët e fundit nga disa prej banorëve aty, por më shumë sigurisht nga shoqja e saj, Semi Jaupaj dhe ish-i dashuri, Donald Veshaj.

Ky i fundit rrëfeu si rrallëherë historinë e tyre të dashurisë, që nga shkëndijat e para e deri te ndarja e tyre. Donaldi tregoi se Bora “ishte femra që kishte dashur më shumë në jetë” dhe se ishin shumë arsye që i kishin dhënë fund lidhjes.

Ndërkohë të premten mbrëma, Bora fillimisht hyri brenda shtëpisë për të takuar miken e saj prej 15 vitesh, Semin, për t’i dhënë disa mesazhe. Ajo i tha se besonte tek miqësia e tyre dhe se duhej të dërgonte deri në fund sfidën që kishte me veten me hyrjen në “Big Brother Vip”.

Pas takimit me mikeshën e saj, moderatorja e njohur rezervoi një takim në shtëpinë më të madhe në Shqipëri edhe me aktorin e humorit,Donald Veshaj, me të cilin ka pasur dikur një histori dashurie.

Veshaj i dhuroi një trëndafil të bardhë Borës dhe në fund të takimit pas këmbënguljes së publikut ia doli ti rrëmbejë edhe një puthje në buzë.

Të pyetur nga Arbana Osmani nëse e duan njëri-tjetrin ata janë përgjigjur se duan personin që kanë njohur dikur. Megjithatë Bora la të hapur mundësinë që të bisedojë me Donaldin mbi ndjenjat dhe marrëdhënien e tyre.

Por sërish lind pyetja se “pse zgjodhën Big Brother VIP për t’u pajtuar”?. Ndjekësit e faqes zyrtare të reality show-t nuk kanë ngurruar që të lënë komentet e tyre. E siç ndodh zakonisht, janë ndarë në dy grupe. Ka fansa të Borës dhe Donaldit që janë të bindur për dashurinë e tyre, e të tjerë që kanë shumë dyshime. Por duket se komentet pozitive janë ato që mbizotërojnë nga ato negativet.

“O Zot sa kam qarë. Sa të bukur janë së bashku. Kjo është përputhja e vërtetë”, shkruan një ndjekës, ku një tjetër vijon: “Ishim mësuar me shumë skenare dashurie sa gjithë po qajmë me lot se pamë diçka reale”.

“Mu më kënaqen këta të dy. Sa shumë emocione na dhuruan. Big Brother më fantastik në botë. Çfarë çifti yll, fantastik, energji pozitive shumë”, shkruajnë të tjerë.

Një ndjekës shkruan se Donaldi “vdes për Borën”: “I dashuruar duket nga gjestet, nga sytë ah sytë xixa i shkëlqejnë. Po do me e puth”.

Ndërsa një tjetër shkruan se e kanë bërë vetëm për show, e sipas tij, nuk ka mundësi të rrish i ndarë disa muaj e pastaj të pajtohen për 5 minuta.

“E bëjnë vetëm për show, se s’ka mundësi që të rri njeriu i ndarë 6 muaj dhe të pajtohet për 5 minuta. Se kuptoj, nejse, nëse duhen vërtetë Zoti i shtoftë dashurinë. Se mos na ndahen prapë jashtë pastaj, do kujtojmë që është show”, shkruan ndjekësi.

“Kjo është përputhja e vërtetë”/ Pse Bora e

“Kjo është përputhja e vërtetë”/ Pse Bora e

“Kjo është përputhja e vërtetë”/ Pse Bora e