”DY VAJZA MENDJELEHTA…”/ Pas sherrit me gazetarin, Roza Lati e thumbon sërisht: Kemi lënë barin… – AlpeGossip
”DY VAJZA MENDJELEHTA…”/ Pas sherrit me gazetarin, Roza Lati e thumbon sërisht: Kemi lënë barin…

”DY VAJZA MENDJELEHTA…”/ Pas sherrit me gazetarin, Roza Lati e thumbon sërisht: Kemi lënë barin…

Në muajin prill bëri bujë sherri mes moderatores Roza Lati dhe gazetarit dhe analistit, Ilir Yzeiri. Shkak u bë një artikull i gazetarit i cili kritikonte ashpër veprimin e Rozës dhe reperes Baby G të cilat po dridhnin një cigare gjatë emisionit “Why not”.

“Nuk kam ndërmend të shpjegoj për këtë dy vajza mendjelehta dhe pa integritet se çfarë është kultura dhe edukimi dhe se si përmes artit dhe kulturës njerëzit më së shumti argëtohen, por edhe edukohen me ndjenja të thella. Nuk është ky qëllimi i këtij reagimi. E kam fjalën tjetërkund.”, kishte shkruar ndër të tjera gazetari.

Roza asokohe reagoi menjëherë duke sqaruar se nuk po dridhte cigare mariu ana. Por nuk ka mbaruar me kaq.

Roza e ka ftuar sërish Baby G në emision dhe mbrëmjen e sotme vajzat do shfaqen duke gatuar. Roza ka postuar disa foto nga emisioni dhe shkruan: “Meqe vjet na akuzoi Ilir Yzeiri dhe na ofendoi publikisht, sot ne do i tregojne Yzeirit QE JEMI BERE GOCA TE MIRA! Kemi lene barin, kemi filluar miellin”.