TRADHËTI, ZILI, EPSH ETJ/ Ja cila është e meta juaj bazuar në shenjën e horoskopit – AlpeGossip
TRADHËTI, ZILI, EPSH ETJ/ Ja cila është e meta juaj bazuar në shenjën e horoskopit

TRADHËTI, ZILI, EPSH ETJ/ Ja cila është e meta juaj bazuar në shenjën e horoskopit

Le të flasim pak për karakteristikat e shenjave të horoskopit. Sot, do të përqëndrohemi te e meta më e madhe për secilën shenjë.

Dashi – Agresivitet i tepruar

Askush nuk i bën ballë zemërimit të Dashit, që në shumicën e rasteve është i paparashikueshëm. Gjaknxehtësia i shtyn drejt veprimeve të nxituara, për të cilat sigurisht që pendohen më pas.

Demi

Një Dem do gjithnjë rroba të shtrenjta, ushqime të mira, seks pafund, produkte luksoze dhe ndonjëherë të panevojshme. I do aq shumë sendet e veta, sa bëhet i padurueshëm.

Binjakët – Pandershmëria

Siç pritej, Binjakët thonë gjëra të ndryshme te përsonat e ndryshëm si pasojë e paqëndrueshmërisë në karakter.

Gaforrja – Adhuron personat e gabuar

Gaforret lidhen shumë emocionalisht me të tjerët dhe kjo i konsumon si njeri. Zakonisht hedhin posht veten, ndërsa të tjerët i vendosin në kupë të qiellit.

Luani – Krenaria

Krenaria është e rëndësishme për karakterin e një personi, por Luanët e teprojnë. Zakonisht ndodh të jenë arrogantë dhe mendojnë vetëm për veten.

Virgjëresha – Zili

Virgjëreshat e kanë të rëndësishme të jenë gjithnjë në vend të parë dhe diçka e tillë mund të shoqërohet edhe me zili dhe inat.

Peshorja – Mburravecë

Peshoret e kanë tepër të rëndësishme dukjen dhe krenohen vazhdimisht për pamjen e tyre. Më mirë mbajuani larg pasqyrën.

Akrepi – Epshi

Ka shumë pasion brenda zemrës së Akrepit, por nga ana tjetër kjo gjë ndikon për t’i vështirësuar punët me dashurinë. E kanë shumë të vështirë të dashurojnë.

Shigjetari – Tradhtia

Shigjetarët janë flirtues dhe sa më shumë njerëz të rinj në shtratin e tyre, aq më mirë.

Bricjapi – Lakmia

Një Bricjap është konkurrues dhe tepër punëtor, por do sa më shumë gjëra të jetë e mundur, duke e tepruar vazhdimisht. Më pas, do thjesht të mburret me arritjet e veta.

Ujori – Një profet jo dhe aq i vërtetë

Ujorit i pëlqen që të tjerët ta ndjekin dhe mendon se di gjithçka, kur në fakt – si të gjithë njerëzit e tjerë – ka pafund të meta.

Peshqit – Dembelizmi

Peshqit përtojnë edhe të jetojnë. Ecin me një ritëm shumë të ngadalë dhe jashtë rrymës. I marrin gjërat me tepër përtesë dhe zakonisht ngelen mbrapa të tjerëve.