“MË THE PERVERSE”/ Sindi dhe Juli përballen me njëri-tjetrin: Do të kërkoj falje nëse… (FOTO) – AlpeGossip
“MË THE PERVERSE”/ Sindi dhe Juli përballen me njëri-tjetrin: Do të kërkoj falje nëse… (FOTO)

“MË THE PERVERSE”/ Sindi dhe Juli përballen me njëri-tjetrin: Do të kërkoj falje nëse… (FOTO)

Mbrëmjen e sotme në “Përputhen Prime”, Juli dhe Sindi u përballën me njëri-tjetrin për t’u sqaruar rreth debatit të së hënës.

Sindi tha se batuta e Julit “Je si vaj borshi” ishte e pavend, por ajo u prek më shumë kur ai i konsideroi përversitet sjelljet e saj.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Sindi: Unë dua të kapem me kronologjinë e ngjarjeve që ndodhën atë ditë. Fillimisht the do dalësh me 4-5 djem, pastaj the që kjo dalje ty të duket perverse. Pastaj ishte dhe batuta e vajit. Mua nuk më ofendoi batuta aq shumë, ishte ofenduese për mua, por nuk ishte kjo që më preku më shumë se pjesa kur the që ty të duket çdo gjë perverse çfarë ka ndodhur te unë. Unë dua të të pyes ty shumë sinqerisht dhe do të kërkoj falje publike, nëse më argumenton çfarë nga gjërat që unë kam bërë në këtë TV Show, të është dukur ty perverse. Sepse kjo është një fjalë shumë e rëndë. Ti e kupton çfarë është perverse?

Juli: Unë mendoj se…

Sindi: Ti je një djalë shumë i ditur, lexon shumë, mesa ke thënë

Juli: Faleminderit por s’do të thotë gjë ajo

Sindi: Po, po e kupton peshën e fjalës perverse?

Juli: Mendoj se pervers është një njeri që i pëlqen të lidhë dikë në krevat, po s’është gjë e keqe

Sindi: Perverse është një fjalë me konotacion negativ, nuk ka si merret kurrë si pozitive

Juli: E thotë fjalori që është negative?

Sindi: Unë s’kam dalë me këto djem dhe kam bërë gjëra të turpshme që nuk i lejon ky Tv Show dhe ti më the që isha perverse, kjo ka qenë gjëja që më preku, kur ke thënë vajin e borshit unë kam qeshur dhe ti ke qeshur. Kam dashur të të jap një mundësi tjetër dhe të kam thënë ma shpjego pak.

Juli: Mendoj se fjalët nuk kanë as konotacion negativ as pozitiv, janë fjalë dhe varet në kontekst se si i zgjedh ti

Sindi: Mua më rëndoi shumë fakti që ti më the se jam perverse, mua më duket shumë shumë e rëndë. Për këtë e kisha kur thashë se janë komente seksiste. Okay, një batutë, ajo ishte e pavend si batutë, se në fund të ditës secili e zgjedh vetë jetën e vet. Batuta më vrau kur gjysma e sallës qeshi me vonë. Të thuash diçka për mirë nuk ka pse të qeshë njeri

Juli: Në momentin që je në show mund të bësh ç’të duash. Dhe po të deshën, dhe po të shanë, para se të vije ke pranuar që të jesh një personazh publik që del në televizor.

Sindi: Të lutem, do doja të të kërkoja një falje të sinqertë nëse do më argumentosh mua vetëm kaq gjë, ku e ke parë ti perversitetin tim?

Juli: Unë akoma mendoj se këto gjëra nuk janë normale

Sindi: Atëherë pse ke ardhur në këtë format Juli?

Juli: Erdha të gjej një shoqe, nuk erdha të puth njeri çdo ditë

Sindi: E dije që ne dalim me 5 çuna këtu, deri sa të gjejmë vetëm?