Këngëtarja e famshme, Bebe Rexha, ka disa ditë që ndodhet në Shqipëri. Pas vizitës në Tiranë, ylli i muzikës ka udhëtuar drejt vendlindjes, Dibër.
Ajo ka ndarë me miliona ndjekësit e saj në “Instagram” disa fotografi e video nga Dibra. Bebe tregon se është rikthyer në vendlindjen e babait pas 12 vitesh.
Por jo vetëm kaq, pasi Rexha shton se vizita te varri i gjyshit të saj ishte shumë domethënëse, pasi nuk ka mundur të marrë pjesë në funeralin e tij për shkak se ka qenë në turne.
Në fotot e video e publikuara në “Instagram”-in e saj, vihet re se ajo ishte e shoqëruar nga Monika Kryemadhi.