NDRYSHIM “DRASTIK”/ Shihni si ka qenë Roza Lati para operacioneve plastike (FOTO) – AlpeGossip
NDRYSHIM “DRASTIK”/ Shihni si ka qenë Roza Lati para operacioneve plastike (FOTO)

NDRYSHIM “DRASTIK”/ Shihni si ka qenë Roza Lati para operacioneve plastike (FOTO)

Roza Lati është një nga personazhet më të përfolura të ekranit shqiptar. Kjo sepse moderatorja gjithnjë është dalluar për tipin e saj të çiltër, të sinqertë e pa komplekse.

Roza Lati njihet gjithashtu si një nga vajzat që eksperimenton më shumë me look-un e saj. Ajo nuk ka kurrë frikë të provojë gjëra të reja dhe kur i bën sigurohet që ti ndajë me ndjekësit e saj.

Të gjithë e dimë se Roza Lati ka kryer ndërhyrje plastike dhe kjo nuk përbën ndonjë habi sepse bukuroshja e ka pranuar dhe vetë pa asnjë problem.

Moderatorja ka pranuar se ka dashur të ndihet mirë me veten e saj dhe për këtë arsye ka bërë buzët dhe gjoksin. Ndërsa për sa i përket hundës, Roza është shprehur se e ka operuar pasi e ka thyer në pishina. Pasi e bëri për herë të parë, Roza ka deklaruar se do të ndërhyjë përsëri tek hunda pasi akoma nuk ndihet e lumtur.

  

E pavarësisht të gjithave, ne na mbetet të themi se jemi të lumtur që akoma ka njerëz që janë të sinqertë kur vjen puna tek këto çështje. /AlpeGossip.al