TË BUKURA DHE PA KOMPLEKSE/ Këto VIP-e nuk e kanë problem të postojnë me disa KG më “tepër” (FOTO) – AlpeGossip
TË BUKURA DHE PA KOMPLEKSE/ Këto VIP-e nuk e kanë problem të postojnë me disa KG më “tepër” (FOTO)

TË BUKURA DHE PA KOMPLEKSE/ Këto VIP-e nuk e kanë problem të postojnë me disa KG më “tepër” (FOTO)

Në një botë ku të gjithë përpiqen të fshehin e të maskojnë pasiguritë e tyre pas editimeve, të rrallë janë ata njerëz që e gëzojnë veten ashtu siç janë dhe pa komplekse. Jemi mësuar të shohim femrat me trupin perfekt, me bel të hollë, vithe të kërcyera, këmbë të holla dhe bark të sheshë.

Rrallë shohim foto të vërteta, vajza dhe gra të shfaqura natyrale me strija dhe celulit, ashtu siç natyra i ka falur.

Falë kohës që po vjen, komplekset dhe pasiguritë tek gratë sa po vijnë dhe po pakësohen. Personazhet e famshme tani nuk presin më që një paparazzi ti shkrepi një foto dhe ta shesi nëpër media. Ato tashmë i postojnë vetë fotot e tyre pa u ndikuar nga pesha apo forma e trupit. Paraqitja e tyre natyrale nuk përbën më një kompleks për to dhe ne ndihemi falenderues që ka të tillë njerëz që postojnë realitet dhe frymëzojnë njerëzit që i ndjekin.

Ne ju njohim me disa nga personazhet VIP që nuk e kanë problem ta shfaqin veten siç janë. /AlpeGossip.al

Estela Ujka

Ronela Hajati

Fifi

Big Mama

Bebe Rexha