DEKLARATA E FORTË/ Habit Anaidi: Shtëpia e Big Brother VIP ishte si një psikiatri – AlpeGossip
DEKLARATA E FORTË/ Habit Anaidi: Shtëpia e Big Brother VIP ishte si një psikiatri

DEKLARATA E FORTË/ Habit Anaidi: Shtëpia e Big Brother VIP ishte si një psikiatri

Anaid Kaloti është ish-fitues i edicionit të 6-të të “Big Brother” i cili është komentuar shumë lidhur me disa nga deklaratat për banorët e “BB VIP” dhe dinamikave të ndodhura brenda shtëpisë.

Që prej datës 1 mars, ai është tashmë një nga panelistët e Fjodora Fjorës në programin e saj “Ditë pas dite”, ku ndan opinionet e tij me publikun për çështje të ndryshme.

Ndërkohë, ditën e sotme, ai ka rrëfyer lidhur me eksperiencën e të qenurit banor i reality show-t më të ndjekur kudo në botë. Ai ka folur për vështirësitë që hasen jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe për përvojën e tij pas daljes nga programi.

Për sa i përket eksperiencës së tij në “Big Brother 6”, ish-fituesi u shpreh se iu deshën gati dy vite për të marrë veten nga i gjithë presioni dhe trysnia që përjetoi. Kaloti madje e krahasoi shtëpinë e “BBV” me një psikiatri të vogël.

“Shtëpia e “Big Brother” është një psikiatri e vogël. Trysnia vazhdon edhe pasi del nga shtëpia. “Big Brother” nuk mbaron pasi përfundon spektakli, por vazhdon gjatë, madje çfarë kam njohur nga banorët që kanë dalë së fundmi, u them se pas dy viteve do ta merrni veten”- ka treguar Anaidi.