PËR HERË TË PARË PAS TRE VITESH/ Nëna i shkon Ermalit në emision dhe ja arsyeja (FOTO) – AlpeGossip
PËR HERË TË PARË PAS TRE VITESH/ Nëna i shkon Ermalit në emision dhe ja arsyeja (FOTO)

PËR HERË TË PARË PAS TRE VITESH/ Nëna i shkon Ermalit në emision dhe ja arsyeja (FOTO)

Ndonëse “Xing me Ermalin” ka 3 vite që transmetohet, nëna e Ermal Mamaqit nuk kishte shkuar kurrë në emision. Por puntatën e fundit (17 nëntor) ajo ishte e pranishme në publik për një arsye të fortë.

“Që ta dish ti, sot, meqë do vije në skenë, ka ardhur një fanse shumë e veçantë e jotja, sidomos e këngës ‘Nëntori’. Ka ardhur sot për herë të parë në studion time dhe ditën që transmetohet ky emision ka ditëlindjen. Për herë të parë, ka ardhur mamaja ime,” shprehet Ermali ndërkohë kamera fokusohet tek zonja Luli, e cila habitet pasi nuk e priste një surprizë të tillë.
Më pas, Arilena dhe Ermali i këndojnë këngën e ditëlindjes dhe e ftojnë atë në skenë.

“Faleminderit që ekziston mami,” tha Ermali që sigurisht s’mund të mos i dhuronte një tufë me lule dhe një zarf (me shumë euro) “për qokë”.