“LIDHU ME SHPATIN QË TË DALË…”/ Luizi i gjen zgjidhjen Antonetës që të shpëtojë nga eliminimi – AlpeGossip
“LIDHU ME SHPATIN QË TË DALË…”/ Luizi i gjen zgjidhjen Antonetës që të shpëtojë nga eliminimi

“LIDHU ME SHPATIN QË TË DALË…”/ Luizi i gjen zgjidhjen Antonetës që të shpëtojë nga eliminimi

Bisedat në lidhje me nominimet nuk kanë të ndaluar në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Gjatë ditës së djeshme, ishte Luiz Ejlli, ai që ngacmonte Antoneta Koçin, njëra prej banorebe që është në televotim këtë javë.

Këngëtari i thoshte ish-konkurrentes së “Për’puthen” se e vetmja gjë që mund ta shpëtojë atë të shtunën, është të lidhet me një djalë në shtëpi.

Duke qenë se opsionet janë shumë të pakta, Luizi i tha Antonetës që të lidhet me Shpat Kërleshin dhe se kjo gjë do e mbajë më gjatë në shtëpi.

Komenti i tij u shoqërua me batuta dhe të qeshura mes të gjithë banorëve. Antoneta është në nominim me Shpatin, Luizin dhe Elvisin. Të shtunën njëri prej tyre lë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Domethënë me u lidh me dikë brenda ti thua se ecën? I shpëton nominimit

Antoneta: Jo

Luizi: Po me kë ke me u lidhur? Lidhu me… E vetmja mënyrë është të lidhesh me Shpatin për me dalë Visi

Qetsori: Publiku do emocion, do ndajë çiftin