I mbytet vajza 3-vjeçare në vaskë, nëna i vë flakën për ta sjellë në jetë – AlpeGossip
I mbytet vajza 3-vjeçare në vaskë, nëna i vë flakën për ta sjellë në jetë

I mbytet vajza 3-vjeçare në vaskë, nëna i vë flakën për ta sjellë në jetë

Një nënë i vuri flakën vajzës së saj 3-vjeçare në përpjekje për ta sjellë atë në jetë, pasi e mitura u mbyt në vaskë. Ngjarja tragjike ndodhi në një shtëpi në Trealaw, në jug të Uellsit.

37-vjeçarja Carly Harris, e cila dyshohet se vuan nga probleme mendore, u arrestua pasi e vogla Amelia-Brooke Harris u gjet e pajetë.

Por Nicole Sallam, e cila thotë se është një mike e familjes, duke folur për të përditshmen “Metro” tha se Amelia gjeti vdekjen tragjikisht pasi u mbyt në tualet, përpara se Harris, e cila siç theksoi ajo ka probleme mendore, u përpoq ta sillte në jetë duke i vënë flakën.

“Mund të duket e tmerrshme e ndoshta edhe e pabesueshme për ne që nuk vuajmë nga sëmundje mendore, por në kokën e Carly, me gjasë veprimi i saj kishte kuptim”, tha ajo.

“Është gjithçka kaq e trishtueshme. Ka shumë thashetheme për atë që ndodhi në të vërtetë dhe shumë po e quajnë Carly-n vrasëse. Ajo ka pasur mjaft probleme përgjatë viteve, por jam e sigurt se nuk do të bënte asgjë për të dëmtuar fëmijën e saj”, tha një tjetër fqinje.

Teksa gruaja është shoqëruar në polici deri në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë, autoritetet atje kanë bërë thirrje për vetëpërmbatje, për shkak të kërcënimeve të shumta që nëna 37-vjeçare ka marrë në rrjete sociale