Po flisnin për librat, Dojna Mema dhe Kimikati bëjnë GAFËN në mes të emisionit (VIDEO) – AlpeGossip
Po flisnin për librat, Dojna Mema dhe Kimikati bëjnë GAFËN në mes të emisionit (VIDEO)

Po flisnin për librat, Dojna Mema dhe Kimikati bëjnë GAFËN në mes të emisionit (VIDEO)

I ftuar së fundmi në rubrikën “Një ditë me” në Pop Culture ishte aktori Olsi Bykyku, i njohur si Kimikati nga roli i tij në Portokalli. Gjatë intervistës së zhvilluar në makinë, Dojna Mema e pyeti Olsin për shkollën dhe nëse e frekuenton atë. “Studioj për menaxhim biznes, shkoj ndonjëherë, por këto kohë kam qenë i angazhuar me Portokallinë. Unë rrugën time e kam gjetur, por shkolla më nevojitet për formim”, u shpreh Olsi. “Lexo libra ti, lexo libra”, i tha Dojna. “Shumë, por edhe librat i kam lënë pas dore. Kur kam qenë në gjimnaz kam pasur fiksim librin Sekreti”, u shpreh aktori. “Sekreti, Dan Brown”, ishte gafa e Dojnës e cila siç duket e ka harruar që Sekretin e ka shkruar Rhonda Byrne.

Por edhe Olsi i cili u shpreh se e pëlqente shumë këtë libër, nuk e dinte që e ka shkruar Rhonda dhe vazhdoi të shprehej me pasion: “Kam pas mbaruar për atë libër, vetëm fjalët sa bukur, më frymëzonte”. Ndiqeni këtë moment në videon më poshtë.