OSCAR 2019/ U shfaq pa të brendshme. Çmendet rrjeti nga fustani i Kendall-it (VIDEO) – AlpeGossip
OSCAR 2019/ U shfaq pa të brendshme. Çmendet rrjeti nga fustani i Kendall-it (VIDEO)

OSCAR 2019/ U shfaq pa të brendshme. Çmendet rrjeti nga fustani i Kendall-it (VIDEO)

Në rast se nuk e keni dëgjuar, mbrëmjen e djeshme ishte ndarja e çmimeve Oscar! Shumë gjëra ndodhën në mbrëmjen dedikuar kinematografisë, por çfarë rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve ishin veshjet e yjeve në tapetin e kuq dhe në festën pas eventit!

Ndalojmë pak këtu pasi duhet të shihni Kendall Jenner-in! Supermodelja u shfaq bashkë me Caitlyn Jenner me këtë look!

Një fustan goxha i komplikuar që derdhej kaq bukur në trupin/skulpturë të Kendall-it, e cila bëri jo pak veta të dyshonin nëse kishte kursyer apo jo të brendshmet për ta veshur.

Epo nëse në fotot më lart mund të betohemi që është pa të brendshme, në videon e postuar në Instagram nga Harper’s Bazaar Kendall kujdeset me dorën e saj që të na e tregojë mirë se PO, ka diçka veshur poshtë atij fustani!

Ç’mund të thuash përveçse ta shohësh pa rreshtur…A mund t’i vëmë faj internetit që nuk pushon së foluri për këtë pamje?