E AKUZUAN se menaxhon Instagramin e Ijes, Besi tregon të vërtetën (FOTO) – AlpeGossip
E AKUZUAN se menaxhon Instagramin e Ijes, Besi tregon të vërtetën (FOTO)

E AKUZUAN se menaxhon Instagramin e Ijes, Besi tregon të vërtetën (FOTO)

Ka vetëm pak kohë që ka hapur Instagram dhe Ija e Besit ka arritur plot 100 mijë ndjekës në këtë rrjet social në të cilin shpeshherë lë komente epike në fotot e personazheve të famshëm.

Pak ditë më parë një koment në foton e Ijes bëri që të dyshohej se Instagramin e saj e menaxhon Besi pasi aktori shkruante: “Hajde ri non t’pres nona”, nga profili i tij.

Por sot Besi me një screenshot nga mesazhet me Ijen ka zbuluar se në fakt Instagramin ajo e menaxhon vetë e madje e pyet aktorin nëse e ka shkruar mirë fjalinë që do vendosë në përshkrimin e fotos.

“Kur Ija kërkon konfirmim a e ka shkruajtur siç duhet hahaha lot”, shkruan Besi.