Fjorentina Halili dhe Olsi Klosi kanë qenë një nga çiftet më të komentuar të Big Brother Albania 9. Mirëpo pas mbarimit të aventurës së tyre në Big Brother, ata i dhanë fund lidhjes. Së fundmi, Fiorentina ka rrëfyer për ‘Tirana News’ se është në një lidhje të re. “Jam e dashuruar pas kaq kohësh”,- është shprehur ajo.
Fjorentina ka treguar se lidhja me partnerin e saj të ri ka nisur si me shaka dhe më pas është kthyer në një lidhje të vërtetë dhe serioze: “Të them se s’jam do gënjeja. Po jam. Ka nisur si me shaka talleshim me njëri-tjetrin dhe përfundoi në një lidhje që smund të rrinim dot pa folur, me mu bë pjesë e jetëes, ashtu si dhe unë tek ai.”
Më pas ajo ka rrëfyer se i dashuri i saj jeton jashtë Shqipërisë dhe ndonëse bëhet shumë xheloze, mundohet të mos e japë veten: “Shumë xheloze jam, tej mase shumë. Është dhe largesia pak që e krijon këë gjë, por mundohem te menaxhoj dhe kontrrolloj veten sepse ndryshe nuk shkon gjatë. Po u bëra unë xheloze i bie të bëhet dhe ai, e keshtu rri urtë unë që mos të hapi gojë dhe ai”.