PASI U SHTRUA NË SPITAL/ Të afërmit e Paris Jackson i sugjerojnë rehabilitim – AlpeGossip
PASI U SHTRUA NË SPITAL/ Të afërmit e Paris Jackson i sugjerojnë rehabilitim

PASI U SHTRUA NË SPITAL/ Të afërmit e Paris Jackson i sugjerojnë rehabilitim

Pas lajmeve që kishte tentuar të lëndonte veten, të cilat u mohuan menjëherë, burime të afërta me Paris Jackson thonë për ‘UsWeekly’ se të gjithë familjarët e modeles po i sugjerojnë që të shtrohet në rehabilitim. Kumbari i saj, Macaulay Culkin, është ai që ka influencën më të madhe tek Paris dhe ai është mbështetja kryesore për të sa herë që ajo ka nevojë.

Ajo qëndroi disa ditë në spital pasi u tha që kishte tentuar të priste damarët, megjithatë tani ndihet më mirë dhe është e rrethuar nga familjarë dhe miq. “Ajo është e fortë, por ka kaluar disa gjëra të këqija dhe të gjitha ndjenjat që ajo fshihte, më në fund dolën në sipërfaqe. Miq dhe familjarë vazhdojnë ende ta vizitojnë”, shkruan ‘UsWeekly’. Kujtojmë që dokumentari për babain e saj, “Leaving Neverland” u publikua pak kohë më parë dhe pati shumë reagime nga fansa, apo familjarët.