“MOS KINI FRIKË…”/ Aktorja e famshme zbulon se bashkëshorti i saj është diagnostikuar me Autizëm – AlpeGossip
“MOS KINI FRIKË…”/ Aktorja e famshme zbulon se bashkëshorti i saj është diagnostikuar me Autizëm

“MOS KINI FRIKË…”/ Aktorja e famshme zbulon se bashkëshorti i saj është diagnostikuar me Autizëm

Amy Schumer, e cila pret fëmijën e saj të parë me Chris Fischer, zbuloi se bashkëshorti i saj ka çrregullime të spektrit të autizmit.

“Ne të dy donim të flisnim për këtë, sepse është krejtësisht pozitive. Mendoj se disa njerëz nuk duan të bëjnë diagnozën … për shkak të turpit që vjen së bashku me të. Por mjetet që na janë dhënë, e kanë bërë jetën e tij shumë më të mirë, martesën dhe jetën tonë shumë më të menaxhueshme”, tha Schumer gjatë emisionit “Wednesday’s Late Night”.

Fischer tregoi se së fundmi kishin zbuluar që ai ka sindromën e quajtur Asperger, e cila lidhet me problemet për përfshirjen në jetën sociale, lidhet me çrregullime të sjelljes.

“Dua vetëm t’i inkurajoj njerëzit që të mos kenë frikë nga kjo stigmë. Mendoj se shumë njerëz që nuk shkojnë të diagnostikohen, do të kishin një jetë më të mirë”, tha aktorja.