Oh jo! Momenti më i sikletshëm mes Donald dhe Melania Trump sapo u bë viral – AlpeGossip
Oh jo! Momenti më i sikletshëm mes Donald dhe Melania Trump sapo u bë viral

Oh jo! Momenti më i sikletshëm mes Donald dhe Melania Trump sapo u bë viral

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump, kanë pasur sërish një nga ato momentet e sikletshme, për të cilat njihen tashmë.

Edhe pse kamerat dhe njerëzit ishin gjithë sy e veshë nga çifti presidencial, Melania refuzoi t’i jepte dorën bashkëshortit, pavarësisht përpjekjeve të tij të vazhdueshme.

Sigurisht që e gjithë situata u filmua. Trump u përpoq për të paktën 13 sekonda para se më në fund të kapte për dore bashkëshorten e tij. Më pas ai dëgjohet t’i thotë Melania-s: “Faleminderit!”

Ngjarja ndodhi në oborrin e Shtëpisë së Bardhë gjatë një ceremonie për të mirëpritur presidentin francez Emmanuel Macron dhe gruan e tij Brigitte.

Ky qëndrim i ftohtë i Zonjës së Parë, vjen pas skandalit me Stormy Daniels, ylli i pornografisë, e cila thuhet se pati një marrëdhënie me Presidentin, menjëherë pasi Zonja e Parë ngeli shtatzënë.