As burrë, as i dashur e as pasha. Para emrit Koço, Brixhida vendos gjithmonë një fjalë – AlpeGossip
As burrë, as i dashur e as pasha. Para emrit Koço, Brixhida vendos gjithmonë një fjalë

As burrë, as i dashur e as pasha. Para emrit Koço, Brixhida vendos gjithmonë një fjalë

Që i thërriste pasha e dimin. Po sot sapo zbuluam një tjetër detaj. Brixhida Kokëdhima e ftuar në “Pasdite në Top Channel” foli ndër të tjera më së shumti për familjen dhe veçanërisht për bashkëshortin, të cilit iu referua gjithmonë si “Zoti Koço”.

“Zoti Koço ishte energjk vetëm punonte, bënte gjëra të mëdha, që s`i bëjnë njerëzit e zakonshëm. E kam mbështetur me gjithë shpirt. Jemi në një dashuri shumë të madhe. Na mungon njëri-tjetri, nuk rrimë dot pa njëri-tjetrin. Më jep forcë në rritjen e fëmijëve, në punë. Është profesori im. Jemi njerëz shumë të ndryshëm, por me vlera të përbashkëta. Shpesh debatojmë por është me argumenta, debate civile. Nëse rruga ka qenë e mirë, i kam thënë mua më ke pas. Se kam shumë besim te ajo që ai bën”, tha Brixhida, duke mos harruar në asnjë moment t’i drejtohej bashkëshortit të saj si Zoti Koço. Kishim menduar se Inva Mula ishte e vetmja që i referohej kështu Zotit Ramadani teksa fliste për të gjatë intervistave, por nuk paska qenë e vetmja.

“Ne shkojmë aq mirë sa u kemi bërë një dëm vajzave tona. Ato nuk gjejnë dot një partner se e duan si babai i tyre”, tha Brixhida.