Për ju që e humbët/ Dy emisionet e pasdites sfiduan njëra-tjetrën jo vetëm në audiencë por edhe tek “Kiki Challenge” – AlpeGossip
Për ju që e humbët/ Dy emisionet e pasdites sfiduan njëra-tjetrën jo vetëm në audiencë por edhe tek “Kiki Challenge”

Për ju që e humbët/ Dy emisionet e pasdites sfiduan njëra-tjetrën jo vetëm në audiencë por edhe tek “Kiki Challenge”

Ditën e djeshme zyrtarisht ka nisur sezoni i ri televiziv për shumë programe. Dy prej tyre kanë qenë programet e pasdites, “Ftesë për 5” me Bieta Sulon në Top Channel dhe “Rudina” në Tv Klan.

Të dyja programet nisën me ndryshime, “Ftesë për 5” , një emër i ri për programin e pasdites dhe me moderatore të re dhe “Rudina” me ndryshime në look të moderatores Rudina Magjistari. Ato do të jenë në sfidë të përditshme për shikueshmëri, njësoj siç kanë qenë edhe ditën e djeshme por kjot nuk ka qenë e vetmja sfidë për dy programet.

Të dy kanë sjellë në puntatën e parë “Kiki Challenge”, fenomeni aktual në të gjithë botën.

Në pasditen e Tv Klan Rudina zgjodhi ta hapte programin pikërisht duke performuar “Kiki Challenge” jashtë zyrave të televizionit.

Nga ana tjetër edhe Bieta e përfshiu në program sfidën e “In my Feelings” nga Drake, jo ajo vetë por 4 të ftuarat e saj: Isida Mollaymeri, Olta Ahmetaj, Artenisa Ozaj dhe Fatilda Smajlaj.